Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar të gjithë ata që kanë resurse për të investuar në prodhimin e kanabisit, për shkak të dobisë që ka.
Ai ka theksuar se etika dhe ligji në Maqedoni e lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime në mjekësi dhe prodhimin e barërave. Zaev ka thënë se janë lëshuar tetë leje më parë dhe katër ose pesë do janë në procedurë, shkruan N1, përcjell Klan Kosova.
Kryeministri maqedon ka thënë se personalisht përkrah këtë punë për shkak prodhimit të produkteve të kanabisit. Sipas tij priten që nga kjo të hapen vende të reja pune me 100 milionë investime që pritet të bëhen, çka paraqet 0.1 përqind të Bruto Produktit Vendor.
“Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shumë vende tjera të botës. Ka përfitime prej saj në trajtime dhe është e pranuar në mjekësinë tonë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, ka thënë Zaev.
Zaev ka thënë se është i bindur që deri në fund të majit, Maqedonia, do të ketë hyrje në shkëmbimin e jashtëm nga eksporti në kabanisin e thatë se vajti të kanabisit në tregjet e Polonisë dhe Gjermanisë.