Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka thënë se “Qeni i keq ta sjellë ujkun n’torishtë”, derisa ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti duke qenë amater në politikë, e humbi topin që Kosova e mbante në raport me Serbinë nga vitit 1999.

Ai ka thënë se Serbia ia ka shpëlarë trurin VV-së dhe po e përdor për interesa të veta ditore.

Ai ka thënë se Kadri Veseli thoshte se Albini do ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

“Qeni i keq ta sjellë ujkun n’torishtë”! popullore!

Si lojtar amater që është në jetën politike dhe diplomatike, Albini e kishte humbur topin që e mbate Kosova në raport me Serbin që nga 1999.

Serbia përmes propagandës, një pjesë të së cilës e ka përvetësuar dhe përdorën edhe VV për interesa të politikës ditore, ka arritur me i shpërla trurin një pjese të madhe të shqipëtarve e mos të flasim për serbët.

Prandaj nuk kemi pse befasohemi që serbëve të Kosovës, Serbisë ja ka ngulitur në kokë “Kosova është e tokë serbe” logjik politike kjo që nga mesjeta, e për të cilën ata po “luftojn” edhe sot.

Serbia dhe Vuçiqi me shumë mjeshtëri po i përdorën veprimet adoloshente të Albinit, në betejën politike e diplomatike kundër Kosovës.

Pasi Vuçiqi ka qenë ministër i Millosheviçit (1998/99), ai e di mirë cka dmth mospërfillja e sygjerimeve të SHBA, BE dhe shteteve të Kunti-it, prandoj me shumë elegancë, po e shfytëzon këtë situatë për ta goditur Kosovën e cila tashmë për herë të parë nuk është në përputhje me politikat strategjike të perendimit.

Me perfaqësu Kosovën në betejën përfunfimtare kundër Serbisë, e me i mbajtë të kënaqur trushërlarët e sektit të VV, nuk shkon!

Ramet për së gjalli mi thën Kadris kur i thonte Al-binit; ki me k’thy Serbinë në Kosovë!

Si do që të rrjedhin gjërat, ne jemi këtu, jo për Albinin por për Kosovën.