Stadiumi i qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë është gati për lojë.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i klubit Llapi, Tahir Batatina përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook. Ai ka postuar disa fotografi të stadiumit dhe ka shkruar se tashmë kërkohet vetëm punë, transmeton Llapi.info.

Kurse “Legjendave” Batatina u ka premtuar fitore dhe lojëra të mira.

Batatina edhe më parë kishte thënë se Llapi do të luaj ndeshjet në “Zahir Pajaziti” por deri më tani këtë sezon Llapi të gjitha ndeshjet si vendas i ka zhvilluar në Merdarë./Llapi.info

st2

st1