Motel sign sunset

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Siç raportoi Gazeta Sinjali, viktima është i moshës 65-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë të moshës rreth 27-vjeçare.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, në vend të ngjarjes.

“Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në njoftim.