Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot është bërë zbulimi i bustit të Demë Ahmetit në fshatin Reçicë, shkruan Llapi.info.
Nëpërmjet një postimi në rrejtin social Facebook, Bulliqi thotë se në këtë ceremoni kanë marrë pjesë veprimtarë të çështjes kombëtare, zyrtarë komunalë dhe qytetarë të tjerë.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë ditës bashkë me veprimtarë të çështjes kombëtare, kolegë të partive politike dhe qytetarë kemi marrë pjesë në zbulimin e bustit të Demë Ahmetit në fshatin Reqicë.
Populli ynë në secilën epokë kohore ka prodhuar trima e luftëtarë që kanë rezistuar dhe iu kanë kundërvy armikut në forma të ndryshme, i tillë ishte Demë Ahmeti.
Andaj, sot pata kënaqësinë e veçantë të marrë pjesë në zbulimin e bustit të tij dhe të shpreh falënderimin ndaj organizatorit për ftesën dhe iniciativën.