Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar se pas së dielës do të ketë lirim të masave.
Ibrahimi sqaroi se pas takimit që kanë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë rënë dakord që gastronomia dhe qendrat tregtare do të hapen.
“Në takim u dakorduam që 90% e rekomandimeve të kërkesave të komunave do të gjejnë vend në vendimin që do merren në zbutjen e masave. Ishte zotim i ministrit Vitija që do të përkthehen në vendim qeveritar këto rekomandime tonat. Një kërkesë tjetër që u parashtrua nga Asociacioni jonë ishte që para finalizimit të masave të reja anti-Covid edhe njëherë bordi i Asociacionit të komunave të konsultohet në mënyrë që të shihen modalitetet më të mira për zbatimin e masave”, tha Ibrahimi.
“Është kërkuar në detaje çdo kërkesë e Asociacionit, e përkrahur nga kryetarët e komunave sepse i kemi elaboru në detaje në bazë të praktikave që janë duke ndodhur në nivelin lokal dhe kryetarët kanë kërkuar që tu kushtohet kujdes edhe zhvillimit ekonomik-lokal sepse ajo po ka impakt në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave. Shpresojmë dhe besojmë që do kemi një liberalizim të masave sa ishin deri më tani, mirëpo në përputhje me kërkesat e institutit kombëtar publik”, theksoi ai për eo.
“Ishte një takim konstruktiv dhe konsultativ me kryetarët e komunave, dhe besojmë që një frymë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Të gjithë kryetarët e komunave u shprehën të gatshëm për një bashkëpunim korrekt me nivelin qendrorë. U pa shumë mirë që zbatimi i masave ndodh në nivelin lokal dhe për këtë arsye një bashkëpunim i sinqertë mes nivelit qendrorë dhe lokal duhet të ndodh edhe në të ardhmen”, përfundoi ai./eo