Janë gjashtëdhjetë pjesëtarë shqiptarë të Policisë serbe që sot janë veteranë të luftës së UÇK-së, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.
Ai të mërkurën teksa ka folur në RTK, ka thënë se edhe shqiptarë ka pasur në radhët e forcave serbe që i kanë dhunuar femrat shqiptare.
“Gjashtëdhjetë veteranë të luftës së UÇK-së janë ish-pjestarë të Policisë serbe gjatë luftës. që sot janë veteran të UÇK-së”, ka thënë Zeka, duke u shprehur se viktimën të cilën e ka intervistuar më 1999, që ishte dhunuar nga forcat serbe, videon që e ka publikuar së fundmi, e kanë dhunuar edhe shqiptarë në krah të forcave serbe.
Zeka në intervistën e tij ka folur për shumë problem.
Ai ka thënë se në vjeshtë do ta japë votën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Sipas tij, nuk duhet shkuar në zgjedhje pa u përmbyllur çështja e hetimit të Telekomit të Kosovës.