Milaim Zeka ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk mund të kontrollohet nga askush.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se Osmani nuk mund të kontrollohet as nga kryeministri Albin Kurti.
“Vjosa Osmani nuk i përket Lëvizjes Vetëvendosje, ajo është e pakontrollueshme dhe nuk mund të kontrollohet nga Albin Kurti dhe Qeveria. Vjosën ka mundur ta kontrolloj deri në momentin që ajo i morri 71 vota. Ajo nuk mund të kontrollohet nga askush”, ka deklaruar ai.
Zeka ka thënë se dje me zgjedhjen e Osmanit në pozitën e presidentes, ka fituar demokracia.
Përndryshe, ai ka kritikuar të gjithë politikanët që sipas tij nuk kanë kërkuar asnjëherë falje për gabimet që kanë bërë.