Ish-deputeti e gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas shkrimit që dje ka bërë në Facebook, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Zeka ka thënë se Kastrati ka bërë një gabim të madh dje, e se pas këtij shkrimi janë prekur edhe gruaja e vajzat e tij.


Megjithatë, i njëjti ka thënë se janë disa “rrugaç” që i kanë dalë në mbrojtje Vjosa Osmanit.

Zeka tutje ka thënë se nëse presidentja ka mbetur që të mbrohet nga këta persona, atëherë “vaj halli për të”.