Rexhep Zeka, kryetar i organizatës “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, e ka quajtur të ngutshëm vendimin e MMPH për rrënimin e objekteve pa leje në afërsi të liqenit të Batllavës, njofton Llapi.info

Zeka përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se MMPH është dashur më parë të financoj projektin për impiantin e ujërave të zeza.

Sipas Zekës, vendimi i MMPH është jo i drejtë për arsye se dërrasat nuk e ndotin ujin më shumë se ujërat e zeza që derdhen në liqen.

Më poshtë postimi i plotë:

MMPH para se te merr ketë vendim te ngutshëm dhe jo te drejt për banoret e Orllanit është dashur te financoj qe moti projektin për impiantin e ujerave te zeza te cilat derdhen ne Liqen , po ashtu ne bashkëpunim me institucionet tjera te angazhojnë punëtor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve qe në kohë reshjesh e mbushin liqenin plot me mbeturina etj
Pse I ngutshëm , duke pas ne dijuni se Kjo pjesë e vendit është zonë kufitare dhe te vetmen shtyllë ekonomike e kanë zhvillimin e turizmit është dashur te hulumtohen modalitete te vendosen kritere qe te mbrohet uji dhe te zhvillohet turizmi , për ndryshe qeveria jon me vetëdije apo jo po ndikon drejtpërdrejt ne boshatisjen e kësaj zone
Pse jo I drejt , un mendoj se disa dërrasa nuk e ndotin ujin ma shumë se derdhja e ujërave te zeza qe është obligim I institucioneve te behet zgjidhje e përhershme . Banoret janë angazhuar disa hera për pastrimin përreth liqenit edhe atëherë kur I kemi ftuar dhe e kanë konfirmuar pjesëmarrjen zyrtaret nga MMPH nuk kanë qen pjesëmarrës ne pastrim
Vetëm institucionet e Kosovës din ti zhvlerësojnë bukurit qe ka Kosova e ne rastin ton duke u ndihmuar edhe nga Këshillat e fshatrave qe nuk marrin guximin te thojn as një fjalë dhe te kontribuojnë ne gjetjen e një zgjidhje dhe mbrojtjen e afaristëve tan qe I kanë punësuar me qindra familje te kësaj zone