Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se afati për nënshkrimin e kontratës për sjelljen e vaksinave të kompanisë farmaceutike amerikane ‘Pfizer’ për imunizimin e koronavirusit ka qenë më datën 15 prill.
Zemaj ka thënë se ia ka përcjellë dokumentin e dërguar nga firma ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitisë, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Ai këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7, shkruan Gazeta Express.
“Asnjë përgjigje nuk e kam marrë. Kjo ka ndodh muajin e kaluar. Në paragraf thuhet se deri më datën 15 prill duhet të nënshkruhet marrëveshja, përndryshe mund të shtyhen afatet ose mund të ndodh diçka tjetër. E pashë një konferencë të papërgjegjshme, thu se nuk kanë të drejtë të parashtrojnë disa pytje. Me ministrin nuk kam pasë kurrfarë komunikimi, përkundër që ja kom përcjellë”, deklaroi deputeti i LDK’së në Kuvend.
“Dokumentacionin që e kemi pasë në tavolinë, duket se e kanë gju, janë marrë me gjueti shtrigash”, tha ndër të tjera ai.
Reklamë
Zemaj deklaroi se kontaktin me firmat Pfizer dhe BioNTech e arriti përmes një anëtari të kabinetit të kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, kontakti zyrtar pra kemi kontaktu direkt me kompaninë. Kompania pra ata që janë kryesorët në SHBA dhe Bio Texh që është në Gjermani Kryeministri Hoti ka vu kontake me kabinetin e kacelares Merkel”, ka shtuar tutje ai.