Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër sjelljen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Përmes Facebookut, Zemaj këtë sjellje të të parit të Qeverisë e ka quajtur turp institucional, dhe sjellje pa rend e hije.
Ky është postimi i plotë i Zemajt në Facebook:
“Turpi institucional!!, sjellja e ketyre njerzve te veshur me petkun e pushtetit është perdhosje dhe ofendimi me i madhe per vendin dhe historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pa protokoll, pa rend e dije, me sjellje vullgare, çka mbetet me i thanë kësaj përbërje qeveritare.. qytetaret nuk meritojnë këtë nënshtrim të ulët..