Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deklaroi se në kohën sa ai ishte kryeministër ka pasur më pak raste me koronavirus, më pak të vdekur dhe më pak raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.


Ish-ministri i Shëndetësisë, Zemaj i tha Kurtit që të mos krenohet pse ka pasur më pak raste gjatë kohës sa ai ishte në krye të Qeverisë.

“Nuk e ki radhën njëherë me e zgjedhje presidentin,. Je duke zgjedhur dhe emëruar njerëz që kanë probleme me ligjin. Në ato ditë të mbylljes totale ju e dini që keni arritur të i bëni 15 mijë teste, sot 5 mijë bëhen për një ditë, Mos u kreno me atë”, ka thënë Zemaj