Kryetari i komunës së Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së Agim Veliu në deklarimin e pasurisë nuk ka treguar sa është vlera e shtëpisë, e banesës, truallit dhe e tokës së trashëguar, njofton Llapi.info.

Veliu në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka 73 arë tokë të trashëguar, por vlerën e saj e ka llogaritur me zero.

Njëjtë ka vepruar edhe me shtëpinë për të cilën ka deklaruar se e ka që nga viti 1990, por që nuk ka treguar sa është sipërfaqja e saj si dhe vlerën po ashtu zero.

I pari i Podujevës ka deklaruar se e ka blerë një banesë në vitin 2008, por që vlera e saj është zero.
Ndërsa Veliu ka deklaruar se ka blerë 10 ari truall në vitin 2015, por që vlera e saj është zero sipas deklarimit.

Kurse, sipas deklarimit, Veliu ka blerë truall në kohëzgjatje për 5 vite në vlerë prej 25 mijë eurove.

Veliu ka deklaruar pagën vjetore të kryetarit të komunës që është 1 mijë e197 euro. Ndërsa ka deklaruar se para të gatshme në banka ka 6 mijë e 336 euro i ka në Raiffesen Bank në Podujevë si dhe 8 mijë e 170 euro në NLB që i bie gjithsej 14 mijë e 516 euro./Llapi.info