Ndihmësdrejtori i  të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq vlerësoi sot se nëse nuk ka kompromis,siç tha ai “çmenduria që vjen nga Prishtina nuk ka fund”.

Ai ka thënë për televizionin shtetëror serb RTS se në palenlin në Mynih që u mbajt në kudër Konferencës për Sigurinë “u pa që Hashim Thaçi nuk kishte argumente dhe se ai po i përdorte ato të vjetrat”, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, pjesëmarrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në konferencën në Mynih ishte me rëndësi të jashtëzakonshme.