Zëvendësminstri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari ka vizituar sot familjen e Bashkim Behlulit në Podujevë që mbrëmë i është djegur shtëpia, përcjell Llapi.info.
Familja 12 anëtarëshe jeton në kushte shumë të rënda derisa kryefamiljari Behluli është i paaftë për punë dhe ekzistenca e familjes së tij varet nga pensioni invalidor, i cili sipas tij është i pamajftueshëm për të mbijetuar.
Ai ka apeluar tek zëvendësministri Jashari që t’i ndihmohet në rindërtimin e shtëpisë, pasi që me këtë pension ai mezi e siguron ekzistencën për familjen, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësministri ka shprehur keqardhjen për djegien e shtëpisë, e cila për fat të mirë ka kaluar pa pasoja për familjarët.
Familja e cila mbeti pa kulm mbi krye, është pjesëtare e komunitetit ashkali.