Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Lajmi është bërë i ditur në faqën zyrtare të tij në rrjetin social “Facebook”.
Me rastin e vizitës zv.ministri Januzi, sot gjatë ditës ka zhvilluar takim pune me presidentin e Odës së Bizneseve Turko-Ballkanike (OBTB) Akin Kazanqogllu.
Gjatë takimit, zv.ministri Januzi njoftoi përfaqësuesit e OBTB-së për politikat e ndërmarrura nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht MBPZHR-së për rritjen e përkrahjes për sektorin e bujqësisë, në veçanti për përpunimin dhe prodhimin e produkteve bujqësore dhe agroushqimore.
Nga ana tjetërm, presidenti Kazanqogllu dhe bordi udhëheqës i kësaj ode e informuan për bashkëpunimin e bizneseve anëtare të saj dhe institucioneve dhe komunitetit të bizneseve të Republikës së Kosovës.
Në fund të dyja palët ranë dakord për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit./Llapi.info