Mbi 200 konsumatorë të lagjes së njohur te Kopallët e Podujevës kanë energji stabile dhe të sigurt përmes rrjetit të ri, që shtrihet përgjatë tërë atij lokacioni. Ata shprehen të jenë mjaft të kënaqur me atë investim.
Gafurr Azemi. nga Podujeva, nuk është më në ankth mos po preken telat e energjisë elektrike dhe po shkaktojnë ndonjë telashe, transmeton Koha.net. Kjo, sepse aty KEDS ka ndërruar komplet rrjetin për 200 konsumatorët e asaj pjese të qytetit, apo për mbi 1000 qytetarë.
Pos kësaj, vetëm në Komunën e Podujevës sivjet kanë përfunduar 10 projekte e disa tjera janë në implementim e sipër.
Është duke u punuar si në përforcimin e rrjetit, ashtu edhe në vendosjen e trafostacioneve të reja.
Këto investime janë realizim i premtimit të bërë nga KEDS-i se sivjet vetëm në këtë komunë do të investohen mjete në vlerën prej 1.2 milion eurosh.