Ish –zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mëse të nevojshme para se Kosova të futet në fazën finale të bisedimeve me Serbinë.
Ndërsa ka komentuar rreth prijësit të duhur të dialogut, në Info Magazinë të Klan Kosovës, Faton Abdullahu deklaroi se dialogu me Serbinë e po ashtu dhe Asociacioni janë çështje të rënda për tu dialoguar nga personat jolegjitim.
”Zgjedhjet e jashtëzakonshme do t’na nxirrnin nga një krizë sepse dialogu është çështje me rëndësi të madhe”.
”Duhet zgjedhje të jashtëzakonshme për çështje kaq të rëndësishme sepse po bëhen gabime të mëdha. Nuk është urgjente, duhet të sjellim kuadro të reja. Grup të Unitetit në krye me Hashim Thaçin në asnjë mënyrë!”
”Janë çështje shumë të rënda, të ndjeshme sidomos ajo e Asociacionit”, ka thënë Abdullahu, njofton Klan Kosova.
”Mos-bashkëpunimi opozitar, është ajo që ia zgjatë jetën kësaj qeverie. Nëse ka dicka ku ne nuk do duhej të ngutemi, është dialogu me Serbinë”.
”Kur vjen puna tek liberalizimi, këto procese dëmtohen nëse shkojmë në dialog nga negociatorët jolegjitim”.
”Prijës i gabimeve është Hashim Thaçi, nuk është as Ramush Haradinaj e as Kadri Veseli. E për t’i shmangur kushtimeve të gabimeve, duhet të shkojmë në zgjedhje me patjetër”.
”Këtij njeriu nuk bën t’i besojmë për këto raste. Edhe në rastin e ushtrisë. Duket se ata që e përkrahin është se në rast se bëhen lëshime në Asociacion është ky njeri që mund t’i amortizoi”.
”Kisha apeluar tek opozita që t’i thërret mendjes që të jetë toleruese, por s’është e thënë që ky njeri të shkojë në dialog e të bëjë muhabete”.
”Brukselit po i ngutet e ka faktuar, por s’është kjo që duhet të ngutemi edhe ne”.