Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për mosshtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Podujevës, pas konfirmimit të dy rasteve me Coronavirus.

Edhe materiali i ndjeshëm është nisur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve drejt Podujevës.

Të premten je rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me Coronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77 vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda./eo