Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka njoftuar qytetarët llapjanë se dje ka mbajtur zgjedhjet për organin drejtues 4-vjeçar, transmeton Llapi.info.

Sipas njoftimit, këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë përbëhet nga 11 anëtarë, kurse dje kuvendi zgjedhor i përbërë nga 120 delegatë ka zgjedhur 10 anëtarët e rinj.

  1. Mr. Mensur Hoti (kandidati më i votuar nga delegatët)
  2. Mr. Muharrem Bryma
  3. Mr. Besim Gashi
  4. Mr. Eset Qerimi
  5. Mr. Besim Rama
  6. Imri Llugaliu
  7. Bahri Curri
  8. Xhevdet Havolli
  9. Dr. Besim Arbanashi
  10. Islam Hasan

Kryeimami mr. Bekim Jashari është anëtari i 11 i Këshillit sipas pozitës.

Kuvendi zgjedhor është hapur nga Kryetari aktual Osman Kurtolli, i cili ka shprehur dëshirën e tij që të mos garojë në mënyrë që t’u jepet hapësirë kuadrove të reja të këtij këshilli.

Me këtë rast, kryetari Osman Kurtolli falënderon qytetarët llapjanë, delegatët dhe imamët për zgjedhje të qeta që si zakonisht dëshmojnë Podujevën e avancuar konformë nevojave dhe interesit të gjithanshëm./Llapi.info