Rafet Llapashtica është zgjedhur kryetar i OVL UÇK-së, dega në Podujevë.

Ky vendim u mor sot në në mbledhjen e kësaj organizate.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Besianë (Podujevë) përfundoi punimet me sukses.
Në këtë kuvend, vëzhgues të punimeve nga selia qendrore ishin Faton Klinaku, Çelë Gashi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj.

Kandidat për kryetar ishte vetëm një, Rafet Llapashtica.

Me mandat katër vjeçar zgjedhet kryetar i degës në Besianë, Rafet Llapashtica.

Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues të degës.

Besianë, 13 tetor 2024
OVL UÇK