Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administrës publike.

Sot në Prishtinë ka filluar takimi i grupeve të veçanta punuese të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për reformën e administratës publike.

Me këtë rast, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë,Samuel Zhbogar tha se reforma në administratën publike është bazë e zhvillimit të një shoqërie duke shtuar se tashmë pala kosovare duhet të veprojë dhe se puna e reformës në adminisstratë të mos mbetet vetëm në dokumente dhe fjalime.

Poashtu, Zhbogar, tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administrës publike, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, ministri i Administratës Publike , Mahir Yağcilar ka thënë se 70 % e zotimeve për reformën janë plotësuar.

Ky takim po vazhdon edhe më tej./Klan Kosova.