Dy persona të zhdukur janë raportuar nga familjarë në Policinë e Kosovës, njoftuan këta të fundit në raportin 24 orësh.

· Lupq i Poshtëm, Podujevë / 05.04.2025 – 09:00. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.

· Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 05.04.2025 – 23:00. Ankuesi m/k, ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.