Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda ditës së djeshme.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një vajzë është larguar nga shtëpia e saj në Klinafc të Klinës, dhe se nëna e saj e raportoi rastin duke thënë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.

“Fsh. Klinafc, Klinë 06.12.2024 – 02:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”

Ndërsa, personi i dytë i zhdukur u raportua në fshatin Jeshkovë në Prizren, në polici një burrë kishte thënë se vajza e tij u largua nga shtëpia.

“Fsh. Jeshkovë, Prizren 06.12.2024 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”