Edhe dy persona janë raportuar të zhdukur në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se të njëjtit janë zhdukur që katër ditë.
“Podujevë 14.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se me datën e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre të mitur. Rasti duke u hetuar”, ka thënë Policia pa dhënë detaje tjera.
Ndërkohë, ditë më parë, një tjetër vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në këtë Komunë./Llapi.info