Një 17 vjeçar nga Podujeva, i cili ishte raportuar se është larguar mbrëmë nga shtëpia në drejtim të Liqenit të Batllavës, pas një kërkim intensiv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat, është gjetur nga zyrtarët policorë, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Familjarë të tij dhe njësitet relevante policore përfshirë edhe ato të specializuara kanë filluar një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat ku dyshohej se viktima mund të gjendej. Pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore, rreth orës 02:00 pas mesnate, të datës 17.05.2020, viktima është gjetur shëndosh e mirë. Është njoftuar edhe prokurori kompetent, përderisa viktimës iu është ofruar edhe tretman mjekësor sipas nevojës për të vazhduar trajtimi i mëtejme i rastit nga njësitet kompetente”, ka thënë Hoxha./Llapi.info