Një grua është zhdukur që nga që nga dita e martë e javës së kaluar në Podujevë, njofton Llapi.info
Kjo gjë është bërë e ditur nga babai i saj, Rifat Maxhuni i cili ka thënë se e njëjta është zhdukur që nga e marta e kaluar dhe se askush nuk ka ndonjë informatë për të.
Edita Maxhuni-Xhaka është e martuar dhe ka dy fëmijë dhe e njëjta jeton në Podujevë.
“Miqë,dashamirë e shokë,e qytetarë te nderuar me datën 04.06.2019 ne fshatin Mirofc-Podujevë rreth ores 20:30 mbrëmje zhduket nga shtëpia e Bashkëshortit. Edita Maxhuni-Xhaka e datëlindjes 14.07.1993,( Nënë e dy fëmijëve ) njerit 8 vjeç dhe tjetrit 6 vjeç duke mos njoftuar asnjëri qoftë nga familja e Bashkëshortit dhe e familjes se Prindërve te saj.Deri me sot 10.06.2019 nuk kemi asnje Informatë mbi vendodhjen e saj”, ka shkruar babai i saj.
I njëjti ka lutur të gjithë ata që e kanë parë për herë të fundit Editën të lajmërohen në numrin: +383 (049) 125 556, ose në çfarëdo stacioni policor në tërë vendin.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se e bija e tij së bashku me të bijën e saj të dy viktima femra K-Shqiptare janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info