Një grua nga Podujeva së bashku me vajzën e saj janë zhdukur, njofton Llapi.info
Rastin në Polici e ka raportuar babai i gruas i cili ka informuar e bija e tij së bashku me vajzën janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre
Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.
“Më 08.06.2019 ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se e bija e tij së bashku me të bijën e saj të dy viktima femra K-Shqiptare janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info