Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen dhe rrethanat e zhdukjes së tij.

“Llapnasellë, Graqanicë 24.07.2024 – NN. Më 26.07.2024, një mashkull kosovar ka raportuar se punëtori i tij, një mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Gjërat personale dhe pasaporta e tij ishin lënë aty ku banonte. Rasti është duke u hetuar,” ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.