Një person është zhdukur që nga data 14 qershor në Gjilan.
Motra e saj ka njoftuar policinë për rastin duke thënë se që nga kjo datë ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas saj kjo nuk është hera e parë që viktima ka dalë nga shtëpia.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin.