Në fshatin Sfeçël të Podujevës raportohet se nga zjarri janë dëmtuar 400 fidanë, njofton Llapi.info
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.
Në lidhje me këtë, i dyshuari si shkaktar i zjarrit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe pemishte me ç’rast i janë dëmtuar 400 fidanë. Në lidhje me rasti është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë dërguar mediave./Llapi.info