Sot në orët e hershme të mëngjesit një zjarr ka përfshirë një pompë të benzinës në Podujevë. Fjala është për pompën “Shqiponja Petrol” e cila gjendet në afërsi të rrugës “Hakif Zejnullahu”. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar zënëdhënsja për informim në Stacionin Policor në Podujevë, Antigona Çitaku.
Sipas Çitakut, zjarri ka përfshirë shtëpinë në të cilën kanë qëndruar punëtorët, me ç’rast një punëtor është djegur në fytyrë. Punëtorit nuk i ka humbur vetëdija.
“Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Mirëpo, në shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri ka qenë një ngrohje dhe një gjenerator. Se si ka ardhur deri te zjarri ende nuk dihet”, ka thënë Antigona Çitaku për Llapi.info.
Ajo ka treguar se zjarri është lokalizuar, banorët janë evakuar të gjithë. Ndërsa, bocat e pompës nuk janë përfshirë nga zjarri.
Njësitet policore dhe të zjarrëfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes./Llapi.info