Loja e fëmijëve me flakë të hapur ka qenë shkak i një zjarri që ka përfshirë sot 200 duej ushqim bagëtie pronë e B. Hazirit nga Podujeva, njofton Llapi.info. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Shefi i Shërbimit të Zjarrëfikësve në Podujevë, Milaim Ajvazi.

Sipas Ajvazit, ekipi i Zjarrëfikësve ka arritur me kohë të lokalizoj zjarrin.

“Shkak i zjarrit ka qenë loja e fëmijëve me flakë të hapur”, ka thënë Ajvazi për Llapi.info.

Ai ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, të lënduar në njerëz nuk ka./Llapi.info

13474277_10206328141858122_1727755076_n

13474190_10206328141938124_531081786_n