3 rasteve të zjarreve fushore kanë ndodhur në fshatrat Batllavë, Kerpimeh dhe Peran të komunës së Podujevës gjatë ditës së sotme.

Shërbimi i zjarrfikësve për Llapi.info kanë bërë të ditur se në fshatin Batllavë janë djegur 3 hektarë toke aksidentalisht, me që rast janë rrezikuar dy shtëpi të banuara, ndërsa në fshatin Kerpimeh janë djegur 50 ari toke, ku zjarri është shkaktuar si pasojë e lojës së fëmijve me zjarr të hapur, por qytetarët kanë ndihmuar në shuarjen e tij.

Sa i përket zjarrit në fshatin Peran, shërbimi i zjarrfikësve ka bërë të ditur që zjarri është nën kontroll dhe se shkaqet e zjarrit nuk dihen. /Llapi.info