Dyshohet për 1 shqiptar te vdekur nga situata apokaliptike qe ka perfshirë Greqinë, nga zjarret. Ndërkohë që të plagosurit janë me qindra, mes tyre janë edhe 13 shqiptarë, ndërsa njëri dyshohet se ka humbur jetën.
Lajmi jepet për Report Tv nga një dëshmitar nga vendi i ngjarjes. Emigranti shqiptar Mondi Sinaj në një lidhje telefonike për Report Tv nga Athina shprehet se në zonën që ka rënë zjarri kishte shumë shqiptarë në punonin në banesat që janë djegur, ndërsa nga informacionet e para janë 13 të lënduar.
Përsa i përket shqiptarit që dyshohet se ka humbur jetën, ai është nga Tepelena dhe sipas Sinajt, nuk arriti që të dalë nga makina, pas zjarrit.
“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Deri nga darka besoj se do të kemi informacion të plotë. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë.
Kemi pasur shumë ndihmë nga ambasada. Janë interesuar deri vonë në orët e mbrëmjes. Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy.
Ato që hoqëm dje nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Ku ndodheshit ju? Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”.