Një pjesë e madhe e zonave pyjore në komunën e Lipjanit, janë përfshirë nga zjarret një ditë më parë. Por jo vetëm. Djegie të hapësirave pyjore janë raportuar edhe në Shtërpcë dhe Kamenicë.
Këto raste janë cilësuar si zjarrëvënie, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
MBPZH-ja bën të ditur se ndezja e zjarreve në pyje dhe tokat pyjore është e ndaluar,ku shkelësit mund të gjobiten nga 500 deri në 20 mijë euro, varësisht nga dëmi i shkaktuar.
Raportet e Policisë:
Vershevc, Lipjan / 15.03.2025 – 15:10. Është raportuar se nga zjarri është përfshirë –djegur një pjesë e pyllit. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit nuk dihet, nuk ka të dyshuar, rasti nën hetime.
Terbovc, Lipjan / 15.03.2025 – 12:00. Është raportuar se nga zjarri është përfshirë –djegur një pjesë e fushave. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin përveç në disa vende ku është e pamundur intervenimi, është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.
Shtërpcë / 15.03.2025 – 13:57. Më datën dhe kohën e lartcekur është raportuar se në Shtërpcë në vendin e quajtur Taraija është një zjarr. Dëmet nga zjarri janë shkaktuar në barishte të thata si dhe një pemishte. Në vendin e ngjarjes njësia e zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin, ndërsa deri me tani nuk kemi ndonjë ankues pasi që prona e përfshirë në zjarr është pronë private.
Sopijë, Suharekë / 15.03.2025 – 09:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se i është djegur stalla e bagëtive. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe shtalla. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.