Një grua e moshës rreth 60-vjeçare ka rënë sot në një pusetë 10 metra të thellë në fshatin Llaushë të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info, kjo ngjarje ka ndodhur sot, ndërkohë që është dashur edhe intervenimi zjarrfikësve. Burime të Llapi.info mësojnë se këta të fundit e kanë larguar atë nga puseta.
Më pas, të njëjtit e kanë transferuar atë në Qendrën Emergjente në Podujevë./Llapi.info