Ndërtimi i objekti i ri të Shërbimit të Zjarrfikësve në Komunën e Podujevës pritet që të përfundohet vitin e ardhshëm. Kështu ka thënë zyrtari i këtij shërbimi Milaim Ajvazi i cili për Llapi.info deklaroi se objekti i ri do ti ketë garazhet për secilin kamion, do të ketë vendin për pastrimin e kamionëve, vendqëndrim më të rehatshëm për personelin si dhe pajisjet e tjerat për zjarrfikës.

Ndërsa për punonjësit pritet që vendqëndrimi të ndërtohet në katin e dytë që në rast intervenimit do të vendoset edhe spiralja në të cilën do të lëshohen.

Kjo formë pritet që të ndikoi në intervenim sa më të shpejtë të zjarrfikësve tha Ajvazi.

“Starti për të reaguar do të jetë më i shpejt. Në objektin e ri do të jetë spiralja e cila do të ndihmoj që zjarrfikësit të lëshohen poshtë përmes saj. Në katin e dytë janë zjarrëfikësit, bjen alarmi dhe krejt kanë me u leshu përmes spirale. Për 50 sekonda me lëshur bazën me shkuar në intervenim.  Deri tani nuk ka qenë ashtu.  Këtu ku jemi njëherë duhet me shkua mi vesh rrobat me shkua tek automjeti dy minuta minimumi. Edhe me qenë ma të shpejtë nganjëherë, për dy minuta smunden me dalë. Për neve nganjëherë minuti është i madh. Për qytetarin sekondi është i madh, atje që pret” shtoi ai.

zjarrefikesit-plani

Megjithëse me vonesë, ndërtimi i këtij objekti sipas Ajvazit do të ndikoj mjaftë shumë në kushtet e punës së Shërbimit të Zjarrfikësve.

“Hapësira të administratës  ma shumë edhe kushte të punës për secilin zjarrfikës kushte të punës ka me pas ma të mira.  Automjetet do të jenë të gjitha të strehime me garuzhda me ngrohje qendrore që deri tash se kemi e as sivjet nuk e kemi pasur” tha ai duke shtuar se deri tani po duhet që automjetet me i nxe ose me koftor ose me energji elektrike.

Ajvazi ka kujtuar vitin 2002 kur shërbimi i zjarrfikësve kishte filluar punën në kushte të mjerueshme.

“Pa kushte na mjerisht e kemi filluar punën në 2002 edhe pa mjete deri në vitin e kaluar kemi punuar me mjete që kanë qenë mjete të shteteve mike.  Vitin e kaluar na ka pajisur Ministria e Punëve të Brendshme me dy automjete të reja edhe këtë vit ka filluar ndërtimi i këtij objekti” th ai.

Stafi i Shërbimit të zjarrfikësve n Podujevë për momentin ka 18 punëtorë prej të cilëve 16 janë zjarrfikës dhe dy punëtorë administrativ..

Sipas Ajvazit, ky objekt do të jetë ndër më të mirët në Kosovë dhe si i tillë pritet që të ndikoi në zhvillimin dhe efikasitetin e punës si zjarrëfikës.

Investitor i këtij projekti është Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa punëkryesi është “Tribune Construction”./Llapi.info

zjarrfikesit-punekryesi-1

zjarrefikesit-2
zjarrefikesit-3

zjarrefikesit-4-objekti-i-vjeter