Një foshnje u nxor nga një makinë me temperaturë të lartë nga zjarrfikësit pasi u dëgjua duke qarë sepse ishte bllokuar brenda.
Thuhet se djalit, rreth 18 muajsh, mund të ketë qenë i kyçur në makinë për më shumë se një orë pasi temperaturat kanë arritur deri mbi 25 gradë celsius, transmeton Klan Kosova.
Ekipet e zjarrit duhej ta thyenin dritaren e shoferit dhe ta tërheqin djalin e vogël nga makina e tipit Nissan X-Trail, e cila ishte lënë në park në Essex.
Djaloshi po qante dhe ishte i shqetësyar pas shpëtimit, thanë dëshmitarët.
Një grua, që besohet të jetë nëna e djaloshit, u kthye më vonë me një djalë tjetër. Policia kaloi më shumë se gjymë orë duke biseduar me gruan, në pjesën e prapme të mjetit emergjent.