Sot në ora 04:30 të mëngjesit, Shërbimi i Zjarrëfikësve në Podujevë ka pranuar një informatë se një shtëpi në fshatin Shtedim është përfshirë nga zjarri, njofton Llapi.info.

Zyrtarë të Shërbimit të Zjarrëfikësve i kanë thënë Llapi.info se zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ku kanë qenë tri dhoma, dy prej të cilave janë dëmtuar nga zjarri dhe një nga vetëm nga tymi, si dhe një pjesë të çatisë.

Ndërsa, kati i parë ka shpëtuar nga zjarri. Ai është dëmtuar pak nga uji.

Sipas zyrtarëve të Shërbimit të Zjarrëfikësve në Podujevë, ende nuk dihet saktë shkaku i zjarrit, por dyshohet të ketë qenë një nxemje e cila ka qenë në rrymë.

Llapi.info mëson se shtëpia është e familjes gjashtëanëtarëshe të Lutfi Maksutit./Llapi.info