Podujevë, 15:20. – Para pak minutash një zjarrë ka përfshirë një kotec të pulave në fshatin Shakovicë të Podujevës. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur shërbimi i zjarrëfikësve në komunën e Podujevës.

Ata posa ka marrë informatën kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Shkaqet që koteci i pulave është përshirë nga zjarri nuk dihen, sepse sipas zjarrëfikësve, banorët nuk kanë treguar asgjë.

Shërbimi i zjarrëfikësve në Podujevë, njofton se pulat nuk kanë qenë brenda në kotec kur ai është përfshirë nga zjarri. Të lënduar në njerëz nuk ka, ndërsa dëme materiale po.

Orë më parë llapi.info raportoi për një rast tjetër në Merdarë të Podujevës, ku një zjarr kishte përfshirë ushqim të bagëtive./Llapi.info

11272204_1019151971452424_178387857_n