Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, njëherësh deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, i është drejtuar të gjithë aplikantëve të të gjitha kategorive të UÇK –së, duke u dhënë këshilla se si duhet vepruar tash kur ka skaduar afati për ankesa për ta fituar statusin e veteranit dhe invalidit të luftës.

Ai ka bërë të ditur se në një takim me anëtarë të ngushtë të komandës së ZOLL-it dhe në komunikim me eprorët e tjerë të UÇK-së është vendosur të shtrohet kërkesa për zgjatjen e afatit për ankesa pranë komisionit qeveritarë.

Në profilin e tij në Facebook, Mustafa i ka dhënë këto tri sugjerime:

“Të gjithë që të ushtrojnë ndikim dhe duke bërë ankesat e duhura pranë komisionit të ushtrojnë të drejtën e paraparë me ligj.

Ka nga ata që nuk kanë mundur deri më tani të aplikojnë ,kërkojmë që të kenë kujdes dhe ta bëjnë këtë sidomos për kategorinë e kontribuuesve,që e dimë që janë të shumtë.

Aplikantët që kanë konkurruar për shkallë invaliditeti do të përcillen tek komisionet mjekësore . Eprorët e as ne si komision verifikues nuk do të bëjmë verifikimin e invaliditetit.”

Ligji, sipas tij u jep të drejtë të gjithëve për aplikim dhe kjo është mundësi ligjore.