Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi është zotuar për rritjen e cilësisë në arsim, shkruan Llapi.info.

Në debatin në rtv21, Bulliqi është shprehur se punëtorët arsimorë, nën qeverisjen e tij do të kenë shujta. 

“Të gjithë mësimdhënësve do t’iu sigurohet shujta dhe do të hiqet lënda nga Gjykata që mësimdhënësit kanë paditur Komunën e Podujevës për pagën jubilare. Gjendja në arsim, shëndetësi është tejet e vështirë. Është punuar në asfalt, por me asfalt jocilësor”, ka thënë ai.

“Është një prej komunave, ku vlerësimi i një tenderi shkon deri në 8 muaj që të kurdisen tenderët. Salla e sportit është dashur të kryhet edhe pse është nënshkruar kontrata mbi 1 milion euro. Është zgjedhur operatori, por s’ka ku ta vendos sallën se komuna s’i ka krijuar hapësirën”, ka shtuar Bulliqi.

Në këtë debat, i cili është duke u zhvilluar momentalisht në këtë televizion është edhe kandidati i PDK-së, Naim Fetahu, por jo edhe ai i LDK-së, Nexhmi Rudari./Llapi.info