Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Jollxhi Shala, ka thënë se shqiptarët po gradohen në polici në emër të pakicave

Çështja e punësimit dhe gradimit të shqiptarëve në emër të pakicave e ka shqetësuar zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Jollxhi Shala. Ai në një takim konsultativ me kryetarët e Komiteteve për Komunitete të komunave të regjionit të Mitrovicës që është mbajtur në Podujevë, ka thënë se në polici janë duke u bërë gradime në emër të pakicave. Duke folur për çështjne punësimit, Shala ka thënë se pas vizitave që ka zhvilluar nëpër disa komuna ka parë që në zyrat për komunitete nuk janë të punësuar edhe komunitetet RAE.
“Problem shumë i madhe i këtij komuniteti është punësimi, arsimi, etj. Edhe pse ligjërisht thuhet se 10 për qind e të punësuarave duhet të jenë nga komuniteti RAE, shifrat nuk dalin që janë më shumë se 0.01 për qind. Dhe kjo nuk është pasojë e mosshkollimit, sepse kemi me shkollë të mesme, me fakultet e madje edhe me master dhe prapë nuk janë të punësuar”, ka thënë Jollxhi Shala.
Edhe nënkryetari i Zyrës për komunitete dhe kthim në Komunën e Vushtrrisë, Berat Maxhuni, ka thënë se një anëtar i kësaj zyre që është shqiptar është deklaruar si turk për t’u punësuar aty.
Ndërsa, shef i Zyrës komunale për komunitete dhe kthim në Komunën e Podujevës, Zeqir Limani, e ka mohuar se në Podujevë kanë ndodhë punësime dhe gradime të kësaj natyre.
Ndërsa, përfaqësuesi për komunitete i Komunës së Zubin-Potokut, Musa Mehmeti, ka thënë se komuniteti shqiptar atje ballafaqohet problemin e punësimit.
Nikoqiri i këtij takimi, Liman Zeqiri, ka thënë se në Komunën e Podujevës janë të punësuar 23 veta të komunitetit RAE.
“Sa i përket shkollimit, në Komunë n e Podujevës janë 124 nxënës të komunitetit RAE, 22 janë në shkollë të mesme (që të gjithë marrin bursa edhe prej komunës edhe prej organizatave joqeveritare). Ne si zyrë brengën më të madhe për këtë komunitet e kemi pasur strehimin, por që edhe me organizata tjera kemi arrit që të ndërtojmë disa shtëpi për RAE-n”.
Ndërkohë, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se ndjehet i lumtur që komunitetet pakicë në Podujevë janë të integruara dhe pjesë e barabartë e shoqërisë.
“Kemi bërë gjithçka që komunitetet pakicë në komunën tonë të ndjehen të barabartë me komunitetin shumicë. Në këtë aspekt Komuna ka ofruar përkrahje për komunitetin rom, shkali dhe egjiptian (RAE), por edhe për pjesëtarët e komunitetit serb, përkrahje të vazhdueshme”, ka thënë Rudari.
Ndërsa, drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE- së në Mitrovicë, Maurizio Giachero, ka thënë se do të vazhdojnë të ndihmojnë në integrimin e komuniteteve pakicë në jetën institucionale./llapi.info