Llapi ka arritur akord me mbrojtësin 19-vjeçar Thesar Ismajlin, njofton Llapi.info.
Mbrojtësi i majtë vije nga juniorët e Ferizajt, derisa sot ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin nga Podujeva.
“Podujevë, 30 janar 2020 – Thesar Ismajli ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin për 5 vitet e ardhshme. Ismajli është prezantuar me fanellën e Llapit dhe nga ky edicion do jetë pjesë e ekipit të parë, ndërsa ka të drejtë të paraqitet edhe për skuadrën U19. Thesar Ismajli, i lindur më 23.01.2001, saktësisht një javë më parë ka mbushur 19 vite. I gjatë 1.72 m, mbrojtësi i krahut të majtë në edicionin e fundit u paraqit për skuadrën U19 të Ferizajt. Shquhet për ndërhyrjet e tij të sakta në defanzivë dhe asistimet e daljet e shpejta përpara e golat nga gjuajtjet e lira në ofanzivë. Thesari ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19”, ka njoftuar klubi llapjan./Llapi.info