Pas shkëputjes së kontratës me Prishtinën, mesfushori Argjend Mustafa është lojtari më i ri i klubit nga Podujeva, KF Llapi, njofton Llapi.info.
“Argjend Mustafa nga sot është pjesë e Llapit. Mesfushori ofanziv, nuk ka pasur shumë dilema në përzgjedhjen për edicionin e ri dhe pa hezitim ka pranuar ofertën e Llapit për edicionin e ri të Superligës”.
“Argjend Mustafa, 25 vjeç, i lindur më 22.10.1993 në Therandë, mesfushor ofanziv i gjatë 1.75 m. Ka përvojë në futbollin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Mustafa ka luajtur për skuadrat e Trepçës e Trepçës ’89”.
“Më pas u transferua tek Skënderbeu i Korçës. Pasi përfundoi edicionin me Prishtinën me 29 paraqitje dhe dy asistime, Argjend Mustafa është i gatshëm për një aventurë të re pikërisht me Llapin drejt titullit kampion dhe daljes në Evropë”, shkruan klubi nga “Zahir Pajaziti”./Llapi.info