Behar Maliqi është prezantuar si futbollist i Llapit.

Ish-mesfushori i disa skuadrave do të startojë sot me përgatitje me ekipin e ri, derisa sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin, njofton Llapi.info

Behar Maliqi, 31 vjeç, i lindur më 22.09.1986 në Prishtinë, mesfushori e ka nisur karrierën tek Prishtina. Ai ka luajtur edhe për Fushë Kosovën, KEK-un, Partizanin e Tiranës dhe së fundmi për Feronikelin ku kaloj 4 edicione tejet të suksesshme ku ka realizuar 22 gola e shumë asistime.