Bujar Idrizi dhe Benjamin Emini do të vazhdojnë të jenë pjesë e Llapit së paku edhe për një edicion, njofton Llapi.info

Mbrojtësi i majtë, Benjamin Idrizi, ka arritur marrëveshje me skuadrën llapjane për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër. Emini ka qenë ndër lojtarët kryesor të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina që ka besuar shumë në aftësitë t e tij.

Image may contain: 1 person, sitting, table, beard and indoor
Benjamin Emini duke nënshkruar kontratën 1-vjeçare

Në edicionin që sapo lamë pas, Emini ka zhvilluar 27 ndeshje në Ipko Superligë, ku në 25 prej tyre ka qenë titullar.

Për një edicion me klubin nga Podujeva ka nënshkruar edhe mbrojtësi tjetër, Bujar idrizi.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Bujar Idrizi duke nënshkruar kontratën 1-vjeçare

“KF Llapi ka vazhduar bashkëpunimin edhe për 1 vit me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bujar Idrizi. Idrizi me kontratën e nënshkruar sot, do jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2020. Bujar Idrizi sezonin që lamë pas ka zhvilluar 30 ndeshje, ku ka shënuar dy gola dhe tre asistime”, thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi llapjan e mbylli në pozitën e tretë kampionatin e shkuar, teksa synon që edhe edicionin e ardhshëm të jetë njëra nga skuadrat kryesore për të fituar trofe./Llapi.info