Llapi ka arritur marrëveshje me portierin Bledar Hajdini dhe me sulmuesin e krahut të majtë Fiton Hajdarin, të cilët vijnë nga Trepça ’89.
Bledar Hajdini, 22 vjeç ka luajtur për Hysin, Prishtinën dhe së fundmi Trepçën ’89 është anëtar i Përfaqësueses së Kosovës.
Në edicionin e kaluar, Hajdini pati paraqitje tejet të mira duke mbajtur plotë 18 herë portën e paprekur, ndërsa gjatë edicionit 2016/18 arriti të shpallej kampion me Trepçën ’89 ku edhe morri pjesë në garat e Ligës së Kampionëve.
Fiton Hajdari, 26 vjeç, ka luajtur me Hysit, Trepçës, e së fundmi Trepçës ’89 i rikthehet Llapit për herë të dytë pasi edhe në edicionin 2014/15 ishte pjesë e klubit në Ligën e Parë.
Hajdari ka shënuar golin historik në Ligën e Kampionëve për Trepçën ’89.
Pozitat e preferuara të Hajdarit ku ai luan janë sulmues i krahut të majtë si dhe mesfushor-sulmues./Llapi.info